Makina Tesla ka udhëtuar më shumë se 1 miliard milje në hapësirë

Nga A2 CNN
9 Tetor 2020, 17:56 | Teknologji

Makina Tesla Roadster e sipërmarrësit Elon Musk iu afrua planetit Mars këtë javë. Makina sportive me motor elektrik mbi të cilën është vendosur edhe një manekin në vendin e shoferit ka arritur 5 milionë milje larg planetit të kuq, tha Space-X, kompania e drejtuar nga vetë Elon Musk.

Që prej nisjes nga Toka më shumë se dy vite më parë, makina raportohet të ketë udhëtuar më shumë se 1 miliardë milje dhe supozohet të ketë kryer një xhiro të plotë rreth diellit. Gjatë kontrollit të fundit, ajo ishte arritur 37 milionë kilometra larg Tokës. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos