Policia e Perusë bën me dije se ka sekuestruar më shumë se 5 tonelata lëndë narkotike të llojit kokainë, gjatë disa operacioneve që nisën në datën 25 mars.
Gjithashtu, bëhet me dije se u sekuestruan dhjetëra armë zjarri, si dhe u zbuluan disa laboratorë për prodhimin e lëndëve narkotike.








Sipas drejtorit të policisë, Deny Rodriguez, nëse droga do të arrinte në tregjet perëndimore do të arrinte një vlerë prej 140 milionë dollarësh.
Të dhënat e policisë peruane bëjnë me dije se gjatë vitit 2022 janë ndërmarrë 4421 operacione antidrogë, gjatë të cilave janë arrestuar 959 persona. (A2 Televizion)