
Katër ndeshje dhe 4 fitore! Ole Gunnar Solskjaer i ka bërë një nisje të jashtëzakonshme karrierës së tij si trajner në stolin e Manchester United.
“Djajtë e kuq” triumfuan 0-2 në një transfertë të vështirë, si ajo e Newcastle. Ish-skuadra e Mourinho-s vuajti deri në mesin e pjesës së dytë, kur Solskjaer vendosi të ndryshojë. Lukaku futet në fushën e lojës dhe në prekjen e parë i ndryshon rrjedhën ndeshjes, duke kaluar United në avantazh.
Më pas, do të vinte edhe një gol nga sulmuesi kryesor i tyre Rashford duke e vulosur takimin në 0-2.
Pas katër ndeshjeve në krye të United, trajneri norvegjez ka një bilanc fantastik me 4 fitore dhe një golavarazh 14 gola të shënuar dhe vetëm 3 të pësuar.
Ndërkohë, mbrëmjen e së mërkurës, Chelsea hodhi një tjetër hap të gabuar, duke u ndalur në shtëpi 0-0 nga Southampton. (A2 Televizion)