
Aktori dhe komediani britanik Russell Brand është shpallur fajtor për një akuzë përdhunimi dhe tri akuza për sulm seksual.
Gjyqtari i çështjes deklaroi se “natyrisht, do të pasojë një dënim me burgim për një periudhë të konsiderueshme”.
51-vjeçari përballej me gjithsej shtatë akuza: tri për përdhunim, tri për sulm seksual dhe një për tentativë të sulmit seksual të pahijshëm. Gjykata e shpalli të pafajshëm për tri prej tyre.
Akuzat lidhen me ngjarje të ndodhura gjatë periudhës 1999–2009 dhe përfshijnë gjashtë gra. Identiteti i tyre mbrohet me të drejtën e anonimatit gjatë gjithë jetës.
Ndërkohë, tashmë është bërë e ditur se Brand po hetohet edhe për akuza të tjera për përdhunim, të ngritura nga dy gra të tjera.
Hetimet për këto pretendime vijojnë, ndërsa ato nuk përbëjnë pjesë të vendimit të dhënë në çështjen aktuale. (A2 Televizion)