
Presidenti rus Vladimir Putin është takuar me Mohsen Rezaein, sekretarin e Këshillit të Lartë të Sigurisë Kombëtare të Iranit, në kryeqytetin rus.
Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, tha se të dy u takuan në selinë e Kremlinit, në qendër të Moskës, raportoi agjencia e lajmeve Interfax.
Rezaei i përcolli Putinit një mesazh nga Udhëheqësi Suprem i Iranit, Mojtaba Khamenei, raportoi transmetuesi shtetëror iranian, pa dhënë detaje mbi përmbajtjen e tij.
Teherani dhe Moska kanë qenë prej kohësh aleatë të afërt, megjithëse marrëdhëniet mes tyre kanë pësuar ndryshime gjatë muajve të fundit, ndërsa Putini po përpiqet të ruajë lidhjet me Uashingtonin, në kushtet e luftës në Ukrainë. (A2 Televizion)