
Rey Manaj i ka sjellë fat Spezias, pasi në ndeshjen e tij të debutimit me ekipin e ri, bardhezinjtë kanë gjetur fitoren e parë në Serinë A për këtë sezon.
Sulmuesi i kombëtares sonë u fut në lojë në minutën e 71, kur ndeshja Venezia-Spezia ishte në barazim 1-1.
Në minutën e 93-të, Bourabia i dha fitoren Spezias në transfertë, duke e ngjitur në vendin e 13 të renditjes, me 4 pikë. (A2 Televizion)