Bluzat e bardha të Forcave të Armatosura u janë bashkuar kolegëve të tyre të sistemit publik shëndetësor, në vaksinimin masiv të popullsisë ndaj Covid-19.
Aktualisht, mjekët dhe infermierët e FA janë angazhuar për vaksinimin e personave mbi 70 vjeç, në qendrën e ngritur për këtë qëllim në sheshin “Skënderbej”.
Angazhimi i mjekëve dhe infermierëve të Forcave të Armatosura vjen si një përpjekje për të arritur synimin për të vaksinuar të gjithë popullatën brenda pranverës së vitit të ardhshëm. (A2 Televizion)
Galeria fotografike ( )








