
Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manstirliu, akuzoi opozitën se nuk po e bën rolin e saj në atë që e quajti garë me kohën për vaksinimin e popullsisë.
“Me keqardhje e them se gjuha konfuze, dykuptimësia në të folur, përdorimi i gjysmë të vërtetave dhe mbi të gjitha politizimi i një procesi që lidhet me jetën e qytetarëve nuk ndihmon në këtë drejtim”, tha ministrja në fjalën e saj në Kuvend.
“Vaksinimi po bëhet një sfidë e madhe. Jemi në garë me kohën. Për fat të keq, në botën e sotme, ka ardhur duke u mbytur zëri i shkencës. Por ne nuk jemi ndalur në asnjë moment. Çdo qytetar që kërkon të vaksinohet e ka në dispozicion dhe falas. Kjo është përgjegjësia numër një dhe ne e kemi përmbushur”. (A2 Televizion)