Koronavirusi në Shqipëri, 3 viktima në 24 orë, 639 të shëruar

Nga A2 CNN
3 Nëntor 2021, 17:47 | Aktualitet
Koronavirusi në Shqipëri,  3 viktima në 24 orë, 639 të

Ministria e Shëndetësisë njoftoi se 3 persona kanë humbur jetën nga koronavirusi në 24 orët e fundit.

Nga 4132 testime të kryera, 571 persona janë konfirmuar si pozitiv me Covid-19.

Ndërkohë, 639 persona rezultojnë të shëruar në 24 orët e fundit.

Njoftimi i Ministrisë së Shëndetësisë:

Ju informojmë për situatën në 24 orët e fundit, si vijon:

Janë kryer 4132 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 571 qytetarë, në këto bashki:

277 në Tiranë, 27 në Fier, 21 në Berat, nga 20 qytetarë në Kamëz, Vlorë, 16 në Gjirokastër, 15 në Sarandë, nga 14 qytetarë në Durrës, Korçë, Elbasan, 12 në Patos, nga 10 qytetarë në Lezhë, Lushnje, 8 në Shkodër, nga 7 qytetarë në Kavajë, Mat, 6 në Mirditë, nga 5 qytetarë në Krujë, Mallakastër, Tepelenë, Kuçovë, 4 në Vorë, nga 3 qytetarë në Librazhd, Gramsh, Belsh, Cerrik, Dimal, Përmet, Dropull, Kurbin, Tropojë, nga 2 qytetarë në Kukës, Memaliaj, Skrapar, Poliçan, nga 1 qytetar në Kolonjë, Devoll, Pogradec, Këlcyrë, Libohovë, Delvinë, Himarë, Selenicë, Roskovec, Dibër, Rrogozhinë, Has, Pukë, Vau i Dejës.

Janë 7,763 pacientë aktivë me COVID19 në të gjithë vendin.

Aktualisht në spitalet COVID po marrin trajtim 170 pacientë, nga të cilët 14 janë në gjendje më të rënduar. Me gjithë përpjekjet e mjekëve, në 24 orët e fundit ka 3 humbje jete me Sars-Cov2 pozitiv: një qytetar nga Berati 64 vjeç, një qytetare nga Elbani 77 vjeçe, një qytetare nga Memaliaj 86 vjeçe.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u shpreh ngushëllimet familjarëve.

Janë shëruar 639 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 176,090 që nga fillimi i epidemisë.

Statistika (3 Nëntor 2021)

Raste të reja ditore          571

Të shëruar në 24 orë       639

Të shtruar në spitale       170

Humbje jete në 24 orë     3

Testime ditore                 4132

Testime totale              1,315,672

Raste pozitive                186,793

Raste të shëruara           176,090

Raste Aktive                     7,763

Humbje jete                      2,940

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë           4044

Fier                 790

Durrës            505

Shkodër         500

Vlorë               418

Elbasan          348

Gjirokastër      328

Berat               261

Korçë              198

Lezhë              181

Kukës              116

Dibër                 74 (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos