
Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, njoftoi se “nga dita e premte, të gjitha urgjencat kirurgjikale do të kryhen tek Spitali Universitar i Traumës”.
“Ndërkohë, spitalet rajonale do të vijojnë të kryejnë të gjitha shërbimet kirurgjikale siç kanë bërë deri më sot”, tha ministrja.
Gjithashtu, Manastirliu siguroi se “shpërndarja e medikamenteve me rimbursim do të bëhet në banesë për pensionistët e vetmuar”.
Ministrja e Shëndetësisë siguroi gjithashtu se po shtohen kapacitetet për mjetet e mbrojtes personale dhe respiratorët në spitale. (A2 Televizion)