
Nuk mungojnë këto ditë mesazhet nga mjekët, të cilët i bëjnë thirrje qytetarëve që të respektojnë masat për vetizolim.
Mjeku i Spitalit Infektiv, Pëllumb Pipero, tha: “Nënvizojmë se sëmundjen e shkaktuar nga koronavirusi e kemi më lehtë ta parandalojmë sesa ta shërojmë. Për ta parandaluar duhet mirëkuptimi dhe mbështetja juaj. Duke mbrojtur veten, mbroni të tjerët, na mbroni edhe ne. Jo panik, paniku është aleati më i mirë i virusit. Kujdesi është aleati ynë. Mjafton të kufizoni lëvizjet dhe kontaktet dhe virusin e mbani larg. Lani duart sa më shpesh me ujë dhe sapun”. (A2 Televizion)