Rritja e çmimeve, Rama: Haram, nuk do i gëzoni lekët e abuzimeve

Nga A2 CNN
18 Mars 2020, 14:34 | Aktualitet
Rritja e çmimeve, Rama: Haram, nuk do i gëzoni lekët e

Kryeministri Rama iu drejtua me tone të ashpra tregtarëve të shumicës, duke i paralajmëruar se do të ndëshkohen rëndë nëse rrisin çmimet, pas situatës së krijuar nga koronavirus.

Rama u bën thirrje të mos luajnë me popullin pasi, siç shprehet ai, pasojat që do të bien mbi ta do të jenë shumë të rënda dhe "nuk kanë për t’i gëzuar lekët e abuzimeve me çmimet".

Kryeministri shkon më tej kur deklaron se në këtë kohë lufte, “s’ka haram që do iu bëhet hallall”. Në reagimin e tij, kreu i qeverisë pohon se “kush i shtrëngon shitësit e pakicës të bëjnë fatura të rreme kryen një paligjshmëri që në këtë kohë do të konsiderohet krim dhe do të trajtohet si krim”. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos