
Tottenham ka marrë një goditje të rëndë në garën për një biletë Champions-i sezonin e ardhshëm, teksa është mundur në fushën e tij 1-3 nga Manchester United, i cili ka konsoliduar pozitat si i dyti në renditjen e Premier League.
Edhe pse Son Heung-Min shënoi i pari për skuadrën e drejtuar nga Mourinho, “Djajtë e kuq” gjetën forca për përmbysjen. Fred barazoi rezultatin me nisjen e pjesës së dytë, Cavani kaloi në avantazh United, ndërsa në minutën e 96, Greenwood vulosi rezultatin në 1-3.
Me këtë fitore, Manchester United shkon në kuotën e 63 pikëve në vendin e dytë, ndërsa Tottenham zbret në vendin e 7 me 49 pikë. (A2 Televizion)