Marash Kumbulla kujton finalen e Tiranës: Ditë e paharrueshme

Nga A2 CNN
25 Qershor 2022, 22:15 | Futboll
Marash Kumbulla kujton finalen e Tiranës: Ditë e paharrueshme

Ndonëse ka kaluar një muaj nga finalja e Conference League që u zhvillua në Tiranë, shumë lojtarë të Romës e konsiderojnë të paharrueshme atë ditë.

Një prej tyre është edhe lojtari i Kombëtares Shqiptare, Marash Kumbulla i cili ka publikuar një foto në rrjetet sociale nga triumfi në Tiranë, përkrah së cilës shkuan “Një muaj më parë, ditë e paharrueshme”.

Mbrojtësi i verdhekuqve tregon në këtë mënyrë besnikëri ndaj Romës, edhe pse gjatë këtij sezoni nuk ishte shumë në vëmendjen e portugezit Mourinho, dhe për këtë arsye shumë ekipe e shohin në një skuadër tjetër sezonin e ardhshëm. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos