Lewandowski në udhëkryq: Barcelona ofron 40 milionë euro, Bayern e pret në stërvitje

Nga A2 CNN
24 Qershor 2022, 13:58 | Futboll
Lewandowski në udhëkryq: Barcelona ofron 40 milionë euro, Bayern

Telenovela mes Barcelonës dhe Lewandowskit duket se do të zgjasë dhe pak. Edhe pse një muaj më parë futbollisti polak shprehu dëshirën për t’u larguar nga Bayern, drejtuesit e klubit theksuan dhe një herë se lojtari ka një kontratë me bavarezët dhe do të jetë në ditën e parë të grumbullimit më 12 korrik.

Nga ana tjetër, Barcelona ka bërë ofertën e parë zyrtare për sulmuesin që shkon rreth 35 milionë euro plus 5 milionë bonus. Kampionët e Gjermanisë  kërkojnë më shumë se 40 milionë euro për të lënë të lirë yllin e skuadrës me te cilin ka një kontratë deri në verën e vitit të ardhshëm.

Java tjetër pritet të jetë vendimtare për fatin e Lewandowskit nëse do të qëndrojë në Mynih, apo të transferohet në Spanjë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos