Marrëveshjet me Serbinë, Kurti: U anashkalua Qeveria, s’dihet përmbajtja e tyre

Nga A2 CNN
15 Shkurt 2020, 12:41 | Kosova
Marrëveshjet me Serbinë, Kurti: U anashkalua Qeveria, s’dihet

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, kritikon marrëveshjet e nënshkruara me Serbinë në Konferencën për Siguri në Mynih të Gjermanisë.

Me anë të një statusi në Facebook, ai largon përgjegjësinë nga vetja duke theksuar se ujdia është negociuar dhe firmosur nga anëtarë të qeverisë Haradinaj. “Për më tepër as teksti i marrëveshjes nuk është bërë i njohur për publikun e për Qeverinë. Kanë qarkulluar vetëm drafte të ndryshme jozyrtare”, shkruan kreu i ekzekutivit të Prishtinës.

Kurti mbështet bashkëpunimin rajonal dhe fqinjësinë e mirë, megjithatë kërkon që procesi të jetë transparent dhe në respektim të plotë të sovranitetit dhe ligjeve të Kosovës. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos