
Në Mynih mbahet Konferenca e Sigurisë, ku marrin pjesë krerët e më shumë se 40 vendeve të botës, liderët e shumë institucioneve, ministra dhe ekspertë.
Një panel i veçantë i kushtohet edhe Ballkanit Perëndimor. Sipas asaj që raporton Deutsche Welle, për herë të parë në një tryezë do ulen kryeministri i ri i Kosovës, Albin Kurti dhe presidenti serb, Aleksandër Vuçiç.
Bashkë në panel do të jetë dhe kryeministri shqiptar, Edi Rama, presidenti i Maqedonisë së Veriut, Pendarovski, ai i Malit të Zi, Milo Gjukanoviç dhe shefi i diplomacisë evropiane Josep Borrell. (A2 Televizion)