Thaçi në Mynih: Kosova ndihet e tradhtuar nga BE

Nga A2 CNN
14 Shkurt 2020, 15:41 | Kosova
Thaçi në Mynih: Kosova ndihet e tradhtuar nga BE

Përpara firmosjes së marrëveshjes për hekurudhat, Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi sulmoi Bashkimin Europian nga Gjermania.

“Ne synojmë që të jemi pjesë e BE, por e them hapur dhe sinqerisht që Kosova nga Be është e zhgënjyer, e dëshpëruar, mund të them edhe e tradhtuar, sepse nuk ka ndodhur liberalizimi i vizave”, tha ai.

Nga ana tjetër, Thaçi vlerësoi përfshirjen e administratës së Presidentit Donald Trump në arritjen e marrëveshjes finale me Serbinë. “Theksoj se garanci e sigurt është roli udhëheqës i SHBA dhe roli unik i BE”, u shpreh Thaçi. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos