Martinelli rinovon me Arsenalin deri në vitin 2027

Nga A2 CNN
3 Shkurt 2023, 17:12 | Futboll
Martinelli rinovon me Arsenalin deri në vitin 2027

Gabriel Martinelli do të jetë pjesë e Arsenalit të paktën deri në qershor të vitit 2027.

Ka qenë vetë faqja zyrtare e klubit që me anë të një postimi njoftoi se dy palët kanë gjetur gjuhën e përbashkët dhe kanë zgjatur kontratën dhe për 4 vite të tjera.

21-vjeçari është kthyer në një nga elementet kyçe të skuadrës së Artetës dhe për këtë arsye topçinjtë nuk kanë  dashur  ta humbasin sulmuesin e talentuar duke refuzuar çdo ofertë të shfaqur nga skuadrat e mëdha europiane. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos