Masakër ndaj forcave policore në Meksikë, 13 efektivë të vrarë

Nga A2 CNN
19 Mars 2021, 08:49 | Bota

Në kryeqytetin e Meksikës u regjistrua këtë mëngjes një krim i rëndë ndaj policisë, teksa persona të armatosur sulmuan një patrullë të tyren, duke u marrë jetën 13 efektivëve.

Ngjarja ndodhi në Coatepec Harinas.

Kjo ngjarje shënon edhe krimin më të rëndë në vend ndaj uniformave blu në vitet e fundit. Asnjë kartel mafioz nuk e ka marrë përsipër sulmin deri në këto momente.

Lufta mes bandave të drogës dhe policisë është e njohur në këtë shtet, ku në 2015 anëtarë të bandës “Jalisco Nueva Generación” i morën jetën 15 policëve. 

Vitin e kaluar, në Meksikë u vranë rreth 500 policë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos