All - Scripts - 1
All - Scripts - 1
Desktop - General - 1

Masakra e Bucha-s, prokurorja e Kievit zbulon të dyshuarin e parë që i përket Gardës Kombëtare ruse

Nga A2 CNN
2 Maj 2022, 21:32 | Bota
All - Paragraf - 1

Prokurorja e Përgjithshme e Ukrainës Iryna Venediktova tha se autoritetet kanë identifikuar rusin e parë të dyshuar për kryerjen e një masakre të civilëve në Bucha.

Bëhet fjalë për Sergey Kolotsey, komandant i një njësie të Gardës Kombëtare Ruse, raporton Kyiv Independent, duke cituar një postim të prokurores në Facebook.

All - Paragraf - 3

Sipas policisë dhe prokurorëve të Bucha-s, Kolotsey vrau katër burra të paarmatosur më 18 mars dhe torturoi një civil tjetër më 29 mars.

Viktimat u gjetën me duar të lidhura pas shpine dhe me kapuç në kokë, si edhe me shenja torture, tha prokurorja e përgjithshme.

Këto do të ishin vetëm disa nga episodet e tmerrshme që ndodhën në Bucha, ku disa civilë u gjetën të vdekur në rrugë, ndoshta të vrarë gjatë tërheqjes së ushtrisë ruse. Kremlini e quajti "masakrën e Buçës" si një lajm të rremë të ndërtuar nga propaganda ukrainase. Shumë vëzhgues ndërkombëtarë thonë se kanë pasur prova të qarta të masakrave të civilëve.

All - Paragraf - 6

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky, në një vizitë në Bucha menjëherë pas çlirimit, foli për "gjenocidin" e kryer nga rusët dhe i premtoi popullit të tij se asnjë nga fajtorët nuk do të mbetet i pandëshkuar. Sergey Kolotsey's është emri i parë zyrtar i kasapëve të Bucha që futet në listën e zezë nga ukrainasit. (A2 Televizion)


All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 2

A2 CNN Livestream

Latest Videos