Rusia mohon kategorikisht akuzat për vrasjen e civilëve në qytezën ukrainase Bucha dhe thotë se pretendimet e Kievit lidhur më çështjen duhen parë me dyshim. Autoritetet në Ukrainë njoftuan nisjen e hetimeve për krime të mundshme nga forcat ruse, pas zbulimit të qindra trupave të shpërndara nëpër rrugët e qytezës, pas tërheqjes së ushtrisë së Moskës nga zona rreth Kievit. (A2 Televizion)
Masakra në Bucha, Rusia: Videot janë të false, çështja të diskutohet në Këshillin e Sigurimit
