Masat e SHBA kundër Rusisë, Xhaçka: Shqipëria në krah të aleatëve, Moska të mbajë përgjegjësi

Nga A2 CNN
15 Prill 2021, 20:56 | Politikë
Masat e SHBA kundër Rusisë, Xhaçka: Shqipëria në krah

Shqipëria mbështet tërësisht vendimin e Shteteve të Bashkuara për sanksione ndaj Rusisë.

Ministria e Mbrojtjes Olta Xhaçka përmes një statusi në mediat sociale ka deklaruar se vendi ynë “është në krahun e Shteteve të Bashkuara dhe aleatëve dhe i cilëson masat si proporcionale dhe të drejta. Rusia duhet të marrë përgjegjësitë për aksionet e saj, që shkojnë kundër sistemeve të bazuara në ligj dhe cënon sigurinë tonë”.

https://twitter.com/xhacka_olta/status/1382761438880628740?s=1002

 SHBA njoftoi një sërë sanksionesh kundër Rusisë të cilat do të shënjeshtrojnë rreth 30 individë dhe entitete të caktuara. Mes masave të tjera, Shtëpia e Bardhë njoftoi dëbimin e 10 diplomatëve rusë. (A2 Televizion)

https://a2news.com/2021/04/15/sulmet-kibernetike-shba-sanksionon-rusine/

A2 CNN Livestream

Latest Videos