
“Në qeverisje kemi një bande që drejton vendin, e cila kërkon të përsërish pushtetin nëpërmjet mjeteve dhe mekanizmave jo politikë dhe jo ligjorë, duke organizuar skalionet e saj dhe i ka hedhur në terren për të rrëmbyer votën, duke marrë peng fatet e njerëzve. Njerëzve problematikë, në këmbim të qetësisë, i kërkohet dhënie kontributi. Një situatë e tillë ka krijuar edhe tensione në situatën zgjedhore në Elbasan”.
Kështu u shpreh në A2, Luçiano Boçi, kandidati i PD, i shtati në listë në qarkun e Elbasanit. Më tej, ai ngriti edhe akuza ndaj Taulant Ballës, duke thënë se njerëzit problematik organizohen dhe frymëzohen nga ai.
“Parimi i mazhorancës është ndërtimi i skalioneve të tilla në të gjithë Shqipërinë, por veçanërisht në Elbasan. Në këtë qytet, pjesa e këtyre organizimeve frymëzohet nga drejtues specifik politikë, të cilët janë edhe në vende të diskutueshme. Në qoftë se unë jam i shtati në listën e PD dhe e konsideroj veten fitues, në listën e PS është numri 2 i Partisë Socialiste, Sekretari i Përgjithshëm i saj, i cili ndodhet në pozicionin e tetë, në pozicionin më humbës të mundshëm. Në këtë mënyrë organizon dhe frymëzon veprime të tilla me mbështetje të drejtpërdrejtë të kryeministrit”, tha Boçi. (A2 Televizion)