
Nga Kombinati, ku vijoi fushatën elektorale, Lulzim Basha i është përgjigjur sërish Edi Ramës, i cili një natë më parë la të hapur bashkëpunimin me kreun demokrat.
Basha u shpreh se demokratët dhe socialistët janë bashkuar tashmë, por kundër Edi Ramës, i cili sipas tij, e ka pranuar humbjen më 25 prill.
“Demokratë e socialistë, ne jemi bashkuar për të votuar numrin 9 më 25 prill. Edhe ai e ka pranuar humbjen. Koha e tij ka mbaruar. Nuk ka ndryshim pa u larguar Edi Rama! Votoni numrin 9 për ndryshim! Për të sjellë një të ardhme më të mirë për fëmijët tuaj, votoni masivisht më 25 prill për Partinë Demokratike”, tha Basha. (A2 Televizion)