Votimi në 25 prill i personave aktive me koronavirus lihet në ndërgjegjen e tyre. Edhe pse me ligj ndalohet lëvizja dhe shkelja e karantinës, askush nuk e ka marrë përsipër verifikimin e lëvizjes së tyre të mundshme drejt kutive të votimit.
Si nga administrata zgjedhore ashtu edhe nga ajo shëndetësore deklarohet se nuk do te miratojnë rregulla shtese për të ndaluar hyrjen e të sëmurëve aktive në qendrat e votimit.
Drejtoresha e Institutit të Shëndetit Publik, Albana Fico, thotë se personat që janë pozitivë në 25 prill nuk duhet të shkojë në votime.

Që kur virusi kaloi në transmetim komunitar procesi gjurmimit dështoi e po ashtu dhe misioni i policisë për të verifikuar shkelësit e karantinës. Edhe më e pamundur bëhet detyra e policisë në zgjedhje kur nga 27 mijë të sëmurë aktivë, mbi 19 mijë janë në Tiranë, mesatarisht votat e këtyre të fundit do të përllogariteshin në afërsisht dy mandate deputetësh.
Për shkak të shkeljeve të pritshme ditën e zgjedhjeve, ekspertët kanë parashikuar një valë të tretë të koronavirusit në muajin maj. (A2 Televizion)