Të shtunën pasdite, opozita do të zhvillojë një protestë para Kryeministrisë, e cila cilësohet edhe si protesta e tretë kombëtare, në dallim nga protestat e tjera të zhvilluara para Parlamentit thuajse sa herë që ka pasur seancë plenare që prej ditës kur deputetët opozitarë vendosën të dorëzonin mandatet.
Ndër masat e marra nga autoritetet që këtë të premte janë mbrojtja e markizës në hyrje të godinës, vendosja e gardheve rrethues prej alumini por edhe kamerat e sigurisë me cilësi të lartë transmetimi, për të monitoruar sa më mirë situatën. (FOTO: LSA) (A2 Televizion)