Masat ndaj pandemisë, Avokatja e Popullit: Ndryshimi i shpeshtë, problem

Nga A2 CNN
20 Mars 2020, 09:41 | Aktualitet
Masat ndaj pandemisë, Avokatja e Popullit: Ndryshimi i shpeshtë,

Avokatja e Popullit të Shqipërisë, Erinda Ballanca, komentoi në A2 masat e marra nga qeveria për shkak të pandemisë, duke i vlerësuar ato si të duhurat, ndërsa theksoi se ka vend edhe për përmirësim.

“Kushtetuta është teksti i parë që ne i drejtohemi. Duhet të themi që kemi një situatë që mund të ishte pak më e mirë. Parlamenti nuk ka arritur të miratojë një ligj të posaçëm për masat e jashtëzakonshme. Janë dy ligje, për emergjencat civile dhe sëmundjet infektive, të cilat rregullojnë pjesërisht këto sjellje. Asnjë prej këtyre dy ligjeve nuk referon nenin 170 të Kushtetutës. Pavarësisht kësaj, ne jemi në kushtet kur po evidentojmë mundësitë që në rastet e një pandemie jemi në kushtet e një fatkeqësie natyrore.

Nuk diskutohet nga Avokati i Popullit nëse janë të duhura apo jo. Ne themi nëse janë marrë në përputhje me ligjin. Në gjykimin tim, këto janë masa që duhet të ishin marrë. Ndryshimi i shpeshtë i masave, pa një transparencë me publikun, është një problem”, u shpreh Ballanca. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos