Masat për parandalimin e koronavirusit, Rusia ndalon të huajt deri në 1 maj

Nga A2 CNN
16 Mars 2020, 22:48 | Bota
Masat për parandalimin e koronavirusit, Rusia ndalon të huajt deri

Rusia ka vendosur një masë ekstreme për të ndaluar të gjithë të huajt të hyjnë në vend, një vendim ky që është ndërmarrë dhe nga shumë shtete të tjera, për të parandaluar përhapjen e pandemisë së koronavirusit.

Burime nga qeveria bën me dije se kjo masë do të hyjë në fuqi më 18 mars dhe do të zgjasë deri më 1 maj. Nga kjo ndalesë përjashtohen diplomatët dhe rezidentët e përhershëm.

Deri tani Rusia numëron 93 persona të prekur nga virusi Covid-19, por kohët e fundit ajo është akuzuar për përhapje të lajme të rreme në lidhje me përhapjen e koronavirusit. Akuza të cilat janë përgënjeshtruar nga autoritetet ruse.

Gjithashtu shumë njerëz mendojnë se në Rusi kanë nisur shumë vonë testimet e rasteve për koronavirus dhe për këtë arsye dyshohet se numri i të prekurve mund të jetë më i lartë nga sa raportohet.

Qeveria ruse nga ana e saj bën me dije se 100 mijë kite testesh po prodhohen në ditë dhe shumë shpejt do të nisin testimet në nivel të gjerë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos