Rusia si Kina, nis ndërtimin e spitaleve të posaçëm për koronavirusin

Nga A2 CNN
16 Mars 2020, 21:17 | Bota

Zyrtarët rusë kanë ndaluar grumbullimet prej më shumë se 50 persona, si dhe kanë urdhëruar mbylljen e shkollave dhe universiteteve, në përpjekje për të ndaluar përhapjen e koronavirusit.

Autoritetet ruse zbulojnë planet e tyre për ndërtimin e një spitali të dytë me 500 krevate për të trajtuar viktimat e koronavirusit në vend.

Masat e reja të deklaruara nga Majori Dergei Sobyanin, vijnë si pasojë e rritjes së numrit të të prekurve në ditët e fundit.

Megjithatë, Rusia shënon vetëm 93 raste dhe është vendi me numrin më të ulët ndër të mëdhatë si dhe nuk shënon asnjë rast vdekje.

Klinika parafabrikat për sëmundjet infektive do të jetë gati brenda 12 javësh dhe do të ndërtohet në Khabarovsk, ngjitur me kufirin kinez.

Javën e shkuar autoritete deklaruan se po punonin mbi një projekt që kushtonte 92 milionë paund për ndërtimin e një spitali në Moskë për të përballuar numrin në rritje të të prekurve nga koronavirusi. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos