OBSH thirrje vendeve të kryejnë sa më shumë teste për koronavirus

Nga A2 CNN
16 Mars 2020, 18:36 | Bota
OBSH thirrje vendeve të kryejnë sa më shumë teste për

Organizata Botërore e Shëndetësisë doli me një thirrje ndaj vendeve të ndryshme të botës se nuk po bëjnë teste sa duhet për të zbuluar të prekurit me koronavirus. Shefi i institucionit kërkoi që të mos tolerohet askush dhe të testohen të gjitha rastet e dyshuara.

Tedros Adhanom Ghebreyesus përsëriti një thirrje të drejtpërdrejtë ndaj këtyre vendeve “Testoni, testoni, testoni”.

Ghebreyesus deklaroi se OBSH-ja ka dërguar më shumë se 1.5 milionë teste në 120 vende, por ato nuk kanë marrë masa për t’i zhvilluar këto teste. Ai shtoi se çdo person që ka pasur kontakte me personat e prekur duhet të testohet dhe pse nuk ka shfaqur simptoma.

“Në mungesë të kapaciteteve spitalore, pacientët mund të trajtohen dhe në shtëpi, por ata nuk duhet të ndajnë të njëjtin krevat apo banjë me personat e tjerë të painfektuar të shtëpisë dhe ata duhet të ndihmohen vetëm nga një anëtar i familjes, mundësisht ai që është në gjendje më të mirë shëndetësore”, shtoi Ghebreyesus. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos