
Qytetarët nuk mbajnë maska dhe nuk shfaqen më si më parë as punonjësit e policisë me bllokun e gjobave në duar.
Kjo video e Policisë se Shtetit në terren është postuar më 29 mars gjatë muajit prill dhe këto ditë të para të majit kontrollet mbi respektimin e masave për mbrojtjen nga Covid-19 nuk janë ndjerë.
Ka rënë po ashtu edhe frika nga gjoba. Rënia e vigjilencës vjen edhe në kontekstin e një numri të ulët të rasteve të reja, dhe 500 mijë vaksinimeve të kryera prej janarit e deri tani.
Kur i pyesim kalimtarët se përse nuk i respektojnë masat, pjesa më e madhe zgjedh të mos përgjigjet.
Mos respektimi i masave nga njerëzit dhe autoritetet është shembull negativ edhe për vizitorët në vendin tonë, te cilët më të shumtë në numër këto ditë me diell vijnë nga Kosova.
Situata është njësoj si në rrugët më të populluara të Tiranës ashtu edhe ne periferitë e saj, si dhe në lokale dhe ambiente çlodhëse. (A2 Televizion)