
Për ta sot është ditë entuziazmi. Maturantët kthehen në bankat e shkollës dhe një komunikim direkt me mësuesit është një moment çlirimi, ndërsa do bëhen gati për të dhënë provimet e maturës.
Vitin e kaluar mënyra e organizimit të provimeve si dhe përmbajtja e tyre u shoqërua me protesta nga gjimnazistët. Për të mos u përsëritur e njëjta situatë Komiteti Teknik i Ekspertëve hapi dyert e gjimnazeve për rikthimin e maturantëve në klasa, ndërsa kishin kërkuar që të paktën konsultimet të mos i zhvillonin online.
Mësimi nga shtëpia nuk ishte zgjidhja më e mirë për ta e sidomos për nxënësit e ekselencës. Gjimnazet do të funksionojnë vetëm me një turn, nga ora 8 e mëngjesit deri në orën 11:00.
Drejtoritë kanë organizuar një ndarje në shumë klasa për nxënësit me qëllim shmangien e mbipopullimit. Provimet e maturës do të zhvillohen nga data 3 qershor deri në datën 15 qershor. Ndërsa përfaqësuesit e shëndetit publik favorizuan maturantët, shkollat pjeserisht dhe universitetet vazhdojnë të marrin dije online. (A2 Televizion)