Kuvendi miratoi raportin e Komisionit të Posaçëm të ngritur nga shumica socialiste për shkarkimin e Presidentit Ilir Meta, por që doli në përfundimin që presidenti nuk duhej shkarkuar. Me 78 vota pro, siç pritej, raporti u miratua në seancën e të hënës, pasi shumica mori parasysh rekomandimet e Komisionit të Venecias, në të cilat thuhej se pavarësisht shkeljeve të presidentit, ato nuk ishin aq të rënda sa për ta shkarkuar atë nga detyra. “Vendimi për të mos shkarkuar Presidentin Meta nuk lidhet me një ndryshim kursi të socialistëve por me respektin ndaj Komisionit të Venecias”, tha Rama gjatë fjalës së tij në Parlament. (A2 Televizion)
Mazhoranca "fal" Metën, Rama: Respektuam "Venecian"
