Mbërrijnë një pjesë e dozave të Pfizer në Rinas, Rama: Do të lëvrohen deri në 20 prill

Nga A2 CNN
5 Prill 2021, 22:14 | Aktualitet
Mbërrijnë një pjesë e dozave të Pfizer në Rinas,

Një tjetër sasi dozash vaksine, kësaj radhe të kompanisë Pfizer, ka mbërritur në aeroportin “Nënë Tereza”.

Lajmin e ka pohuar kryeministri Edi Rama, përmes një postimi në Facebook.

https://www.facebook.com/edirama.al/posts/10158671263881523

“Sapo mbërriti në Rinas partia e parë e 22 mijë e 230 dozave Pfizer, që do të lëvrohen deri në 20 prill. Vazhdojmë me forcë e me këmbëngulje përpara, që t'i kthejmë Shqipërisë buzëqeshjen një orë e më parë, mes vendeve më të shpejta në Europë për vaksinimin masiv”, ishin fjalët e kryeministrit në profilin e tij zyrtar të Facebook.   (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos