
Gati 24 orë pas mbërritjes së 121 shtetasve afganë në vendin tonë, dy fluturime të tjera me qytetarë afganë pritet të mbërrijnë në Tiranë gjatë mbrëmjes së sotme. Lajmi u njoftua nga Ministria e Punëve të Jashtme.
Avioni i parë nga Kabuli pritet të mbërrijë pak para mesnatës dhe pas tij edhe avioni i dytë.
Pasagjerët do të priten në pistë nga Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, Olta Xhaçka.
Një ditë më parë mbërritën në vendin tonë 121 shtetas afganë, të cilët janë strehuar në strukturat hoteliere të Durrësit. (A2 Televizion)