Trajtim i të ardhurve nga Afganistani, fëmijët do të marrin trajtim të posaçëm shëndetësor dhe psikologjik

Nga A2 CNN
27 Gusht 2021, 12:53 | Aktualitet
Trajtim i të ardhurve nga Afganistani, fëmijët do të marrin

Fëmijët afganë të ardhur dhe ata që pritet të mbërrijnë ditët e ardhshme do të marrin përkujdesje të posaçme nga strukturat vendase që kanë në fokus mbrojtjen e të miturve.

Kryetarja e Agjencisë Shtetërore për të Drejtat dhe Mbrojtjen e Fëmijës, Alma Tandili thotë se rritja e kapaciteteve dhe trajnimet e kryera në të shkuarën pritet ta lehtësojnë ndjeshëm këtë proces.

Në rast se shifrat e fëmijëve afganë të ardhur tejkalojnë kapacitet, Tandili thotë se do kërkohet edhe ndihma e organizatave të tjera  kombëtare dhe ndërkombëtare që kanë fokus fëmijët.

121 qytetarë afganë, një pjesë fëmijë, mbërritën në orët e para të mëngjesit të së premtes në Tiranë për t’u strehuar përkohësisht në Shqipëri si pjesë e angazhimit të qeverisë shqiptare ndaj aleatëve të NATO dhe SHBA. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos