Mbërrin në Ankara avioni nga Kina me studenten shqiptare, do të mbahet 14 ditë në karantinë

Nga A2 CNN
1 Shkurt 2020, 20:47 | Aktualitet

Studentja shqiptare që ndodhej në Wuhan të Kinës ka mbërritur në kryeqytetin e Turisë, Ankara.

Silva Doçi gjendej në aeroplan së bashku me shtetas të tjerë turq dhe azerbajxhanas që ndodheshin në metropolin nga ku buroi koronavirusi.

Autoritetet në pritje

Për të pritur aeroplanin për palën shqiptare, krahas ministrit të Shëndetësisë turk dhe atij azerbajxhanas, ndodhej ambasadori shqiptar Kastriot Robo.

Burime nga ambasada shqiptare në Turqi për A2 pohojnë se ata janë transportuar nën masa të rrepta drejt një spitali në Ankara që do të funksionoi posaçërisht për këta persona.

https://a2news.com/2020/02/01/studentja-shqiptare-evakuohet-nga-wuhan-do-te-mbetet-per-14-dite-ne-karantine/

Të gjithë pasagjerët u janë nënshtruar paraprakisht ekzaminimeve nga ku kanë dalë të pastër, por do të mbahen gjithsesi në karantine për 14 ditë, periudhë pas të cilës mund të kryhet edhe ardhja në vendlindje të studentes shqiptare.   (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos