
Ka mbërritur paraditen e së martës nga Italia në Vlorë trupi i Muhamet Likos, parodistit të Vlorës i cili humbi jetën më 30 maj.
Aktori i madh i humorit ndërroi jetë në moshën 64-vjeçare në Itali, ku edhe ndodhej për një vizitë periodike mjekësore.
Aktori ishte tërhequr nga skena prej disa kohësh për shkak të problemeve me zemrën.
Katër parodistët e Vlorës, Mane Lumani, Afrim Agalliu, Agron Hamo dhe Muhamet Liko sillnin në skenë emocione të mëdha për publikun me paroditë e tyre fantastike.
(A2 Televizion)