Mbi 300 mijë britanikë kanë lënë duhanin për shkak të koronavirusit

Nga A2 CNN
4 Maj 2020, 14:39 | Bota
Mbi 300 mijë britanikë kanë lënë duhanin për shkak

Sipas një studimi të YouGov mijëra britanikë janë duke hequr dorë nga zakoni i keq i të pirit duhan gjatë periudhës së izolimit për shkak të pandemisë së koronavirusit.

1004 persona përreth shtetit ishullor morën pjesë në një testim, ku 2% e duhanpirësve u shprehën së tashmë kanë hequr dorë.

Kjo shifër, sipas YouGove, nënkupton se në shkallë popullsie, më shumë se 300 mijë persona e kanë lënë duhanin për shkak të frikës se ky zakon mund të rrisë rrezikun për të pasur pasoja më të rënda nëse prekesh nga pandemia e koronavirusit.

Prej kohësh është i njohur fakti që duhanpirësit kanë dëmtime më të mëdha në mushkëri sesa jo duhanpirësit, pasi katrani, nikotina dhe substanca të tjera bllokojnë rrugët e frymëmarrjes dhe shkaktojnë dëme të konsiderueshme. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos