
Situata e pandemisë vijon të jetë e rëndë edhe në Itali. Autoritetet shëndetësore në këtë shtet kanë bërë të ditur se vetëm në 24 orë kanë arritur të kryejnë 335983 testime, me një shkallë pozitiviteti prej 5,1%.
Ndërkohë, në 24 orët e fundit kanë ndërruar jetë edhe 343 persona, duke e çuar në total numrin e viktimave në 98288 persona.
Aktualisht, në spitale janë mbi 9 mijë persona janë në terapi intensive, ndërsa në total janë mbi 62 mijë persona të shtruar në spital. (A2 Televizion)