Shumica e rusëve nuk e duan vaksinën Sputnik V dhe mendojnë se Covid-19 është krijuar artificialisht

Nga A2 CNN
2 Mars 2021, 13:02 | Bota
Shumica e rusëve nuk e duan vaksinën Sputnik V dhe mendojnë se

Më shumë se 60% e rusëve thanë që nuk janë të gatshëm të marrin vaksinën Sputnik V kundër koronavirusit dhe afërsisht e njëjta përqindje besojnë se Covid-19 është krijuar artificialisht. Këto janë përfundimet e nxjerra nga një anketë e publikuar të hënën nga kompania “Levada-Center”.

Sipas rezultatit të sondazhit, të kryer në shkurt 2020, 62% e rusëve të anketuar thanë se nuk e duan vaksinën. Vetëm 30% thanë se do ta merrnin, shifër kjo në rënie, pasi në dhjetor ishte 38%.

Arsyet kryesore për këtë refuzim ishin efektet anësore (37%) dhe vendimi për të pritur deri në përfundimin e plotë të testimeve (23%). Ndërsa, 16% thanë se nuk ka kuptim të vaksinohen.

Në anketë u përfshirë 1601 njerëz në 50 rajone të Rusisë, përmes intervistimit personal. Një tjetër përfundim ishte se 64% e njerëzve mendojnë se koronavirusi u krijua në mënyrë artificiale si një armë biologjike. Vetëm 23% thanë se besonin që ishte diçka me origjinë natyrale. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos