
Kosova ka shënuar 418 raste pozitive me koronavirus nga 1608 testime, në 24 orët e fundit. Qyteti më i prekur vijon të jetë Prishtina me 188 persona pozitivë.
Instituti i Shëndetit Publik ka njoftuar se përpos numrit të lartë të infeksioneve, vendi ka regjistruar edhe katër viktima, për një total prej 678 humbje jetësh.
Me shifrat e sotme, numri total i rasteve pozitive në vend shkon në 19.328 ndërsa numri i rasteve aktive është 3126.
Ndërkohë, gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 67 pacientë, për një total prej 15.437 pacientësh të shëruar. (A2 Televizion)