Mbi 5700 të infektuar të rinj nga koronavirusi në 24 orë në Gjermani

Nga A2 CNN
27 Mars 2020, 09:25 | Bota
Mbi 5700 të infektuar të rinj  nga koronavirusi në 24 orë

Vijon të rriten ndjeshmën numri i personave të prekur me koronavirus në Gjermani, edhe pse vendi konsiderohet si një nga shtetet evropiane me shkallën më të ulët të vdekshmërisë si pasojë e këtij virusi.

Sipas Institutit Robert Koch për sëmundje infektive 55 persona humbën jetën në 24 orët e fundit ndërsa numri i të prekurve të rinj u rrit me 5780.

Deri në këto moment në Gjermani janë prekur 42 200 persona nga virusi i ri me origjinë nga Kina dhe kanë humbur jetën 253 persona. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos