Situata nga koronavirusi, Trump nuk do të anulojë Konventën e republikanëve

Nga A2 CNN
27 Mars 2020, 08:47 | Bota
Situata nga koronavirusi, Trump nuk do të anulojë Konventën e

Edhe pse shumë evente të mëdha sportive, artistike, koncerte po anulohen ose shtyhen për shkak të pandemisë së koronavirusit, kjo gjë nuk duket se do të ndodhë për një nga ngjarjet më të mëdha të Partisë Republikane ne Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Presidenti Donald Trump deklaroi se Konventa Kombëtare e Republikanëve, e parashikuar për t’u mbajtur në muajn gusht në Charlotte të Karolinës së Veriut, nuk do të anulohet për shkak të koronavirusit.

Në një intervistë për mediat amerikane, Trump tha se beson se vendi do ta marrë veten nga koronavirusi deri në muajin gusht. “Nuk do të ketë asnjë anulim, besoj se do të jemi mirë përpara muajit gusht”, u shpreh Trump. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos