Mbi 6 mijë shtetas nga Kosova hyjnë drejt Shqipërisë

Nga A2 CNN
20 Qershor 2020, 14:42 | Kosova
Mbi 6 mijë shtetas nga Kosova hyjnë drejt Shqipërisë

Prej fillimit të sezonit turistik, në këtë të shtunë u regjistrua piku i mbërritjes së shtetasve të Kosovës në drejtim të Shqipërisë. Në pikën kufitare të Morinës mbërritën afro 6 mijë banorë të Kosovës, ku pjesa më e madhe kishin ardhur për të kaluar fundjavën në bregdet.

Por ka edhe prej atyre që kërkojnë shërbime mjekësore, ndërsa nuk mungojnë edhe vizitat tek të afërmit.

Policia kufitare punoi për më shumë se një orë me procedurë të përshpejtuar për të shmangur radhët e gjata dhe lehtësuar kalimin. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos