Pompeo i shkruan Hotit: SHBA mbështet përmbylljen e dialogut me njohje reciproke

Nga A2 CNN
19 Qershor 2020, 20:38 | Kosova
Pompeo i shkruan Hotit: SHBA mbështet përmbylljen e dialogut me njohje

Sekretari amerikan i shtetit, Mike Pompeo i ka dërguar një letër urimi, kryeministrit të Kosovës, Avdullah Hoti, për marrjen e këtij posti.

Njoftimi erdhi nga zyra e shefit të qeverisë së Prishtinës që publikoi dhe përmbajtjen. “Ne vazhdojmë të mbështesim Kosovën në avancimin e procesit të normalizimit të plotë të marrëdhënieve me Serbinë, të përqendruara në njohjen e ndërsjellë”, shkruan Pompeo duke shtuar se kjo është esenciale për Kosovën sa i përket integrimit global dhe arritjes së potencialit të saj të plotë.

Ndërkohë, raportuesja për Kosovën në Parlamentit Evropian, Viola von Cramon-Taubadel e sheh me skepticizëm, takimin Prishtinë-Beograd në Uashington.

https://a2news.com/2020/06/18/hoti-takon-lideret-politike-qasje-e-perbashket-per-dialogun-une-e-udheheq/

Ndonëse tha se nuk pritet të ketë marrëveshje përfundimtare gjatë këtij organizimi, ajo kërkoi kujdes nga palët, duke thënë se nuk dihet çfarë drejtimi do të marrë dialogu në takimin e 27 qershorit. Eurodeputetja pohoi se Kosova po instrumentalizohet për fushatën presidenciale të presidentit Donald Trump për të arritur publicitet për çështje elektorale. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos