
Projekte afatshkurtra, me objektiva që ndryshojnë në varësi të paraqitjes dhe lëvizjeve të shumta në merkato. Skuadrat e Kategorisë Superiore e mbyllën afatin e transferimeve të janarit me mbi 80 lëvizje në hyrje dhe në dalje.
“Mbreti” i merkatos së dimrit ishte padyshim Partizani. Me të kuqtë që janë rivalët kryesorë të Vllaznisë, përforcimet janë bërë pikërisht me vëmendjen te gara për titullin. Blerja më e madhe është padyshim ajo e Ferhan Hasanit, me goditje të rëndësishme si në rastin e Valentino Murataj dhe Stenio Junior, por edhe me surprizat e orëve të fundit me Donald Mëllugjan dhe mbrojtësin Roberto Domingues.
Vetëm 5 afrime për Vllazninë, që ka plotësuar repartet e lëna bosh nga largimet, ndërsa Laçi dhe Teuta u shfaqën mjaft të kujdesshme në lëvizjet e tyre, duke ruajtur me fanatizëm boshtin e ekipit që nisi edicionin. Me një repart sulmues të frikshëm, Kukësi e përqendroi merkaton te mbrojtja dhe mesfusha, me lojtarë të huaj, ndërsa te Tirana lëvizja më e rëndësishme ishte afrimi i sulmuesit të Kombëtares, Taulant Seferi.
Në luftën për mbijetesën në elitë, edhe Kastrioti ndërhyri pak në skuadër, duke shfaqur shumë kujdes, Apolonia nuk arriti të plotësonte premtimet ndaj trajnerit Camarata, ndërsa Bylisi e Skënderbeu ishin skuadrat që janë shfaqur më aktive mes afrimeve dhe largimeve, e megjithatë vijojnë të mos fitojnë prej javësh dhe mbeten në fundin e renditjes.
VLLAZNIA
Afrime: Abdurrahman Fangaj, Albion Avdijaj, Angjelo Radovani, Milos Kalezic, Salim Cisse
Largime: Eugenio Sidorenco, Enes Isufi, Elmir Lekaj, Behar Ramadani, Christopher Mandiangu, Ismael Dunga.
PARTIZANI
Afrime:Valentino Murataj, Stenio Junior, Anteo Osmanllari, Ferhan Hasani, Loti Celina, Geri Selita, Donald Mëllugja, Roberto Domingues
Largime: Besnik Ferati, Dionis Çikani, Brian Brown, Theophilus Solomon
LAÇI
Afrime: Iljasa Zulfiu
Largime: Donald Rapo, Teco
TEUTA
Afrime: Sebino Plaku, Jackson Ferreira
Largime: Aldrit Oshafi, Rubin Hebaj
KUKËSI
Afrime: Mate Tsintsadze, Rolandas Baravykas, Numan Kurdic
Largime: Sadik Vitija, Kenan Horic, Entonjo Elezaj
TIRANA
Afrime: Taulant Seferi, Jocelin Behiratche, Tim Väyrynen
Largime: Albion Avdiaj, Winful Cobbinah, Derrick Sasraku
KASTRIOTI
Afrime: Joan Çela, Arlis Shala, Amer Duka
Largime: Abaz Karakaçi, Alessio Abibi, Sebino Plaku, Bruno Puja
APOLONIA
Afrime: Ismaila Diop, Rei Zaimi
Largime: Drago Bumbar, Glejdis Ndraxhi, Bernard Arthur, Sali Kumani
BYLISI
Afrime: Renato Spahiu, Lionel Samba, Lorran, Nemanja Kojic, Kreshnik Nebihu, Haris Harba, Marquinho
Largime: Qudus Lawal, Valentino Murataj, Gresild Lika, Angjelo Radovani, Alan Henrique, Jurgen Dushkaj, Mario Bajramaj, Donald Mëllugja
SKËNDERBEU
Afrime: Fallou Nije, Vangjel Zguro, Agbodzie Abbey, Melos Bajrami, Leard Sadriu, RediKacanolli, Bekim Rexhepi, Jean Viktor Goncalves
Largime: Drin Govori, Amer Duka, Joan Çela, Paolo Ivani, Harallamb Qaqi. (A2 Televizion)