Shtatëmbëdhjetë deputetë të Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike do të bojkotojnë mbledhjen e Këshillit Kombëtar të partisë që është parashikuar për të martën. Lajmin e bëri të ditur kreu i Grupit, Gazment Bardhi në një deklaratë për mediat. Megjithatë, Sekretari i Përgjithshëm i PD-së deklaroi se beson që mospjesëmarrja ditën e nesërme mund të jetë më e madhe. (A2 Televizion)
Mbledhja e Këshillit Kombëtar, Bardhi: 17 anëtarë të Grupit do ta bojkotojnë, shkel statutin e PD-së
