
Këshilli i Lartë i Prokurorëve përcakton metodën për pikëzimin e kandidatëve për kryeprokurorin e ri. Por seanca shtyhet për miratim mbledhjen e ardhshme, pasi disa anëtarë kërkuan disa materiale shtesë.
Në mbledhjen e radhës numri dy i këshillit, Alfred Balla deklaroi se brenda tetorit do të përcaktohet edhe ngritja e SPAK. Sipas Ballës do të jetë në çmimin e këshillit për të vendosur nëse Prokuroria Speciale e Hetimit, do të startojë me 10 apo me më pak anëtarë.
“Është këshilli që do ta vendosë nëse do ta fillojë me 10 apo me më pak prokurorë. Brenda muajit tetor mund të kemi një vendimmarrje për SPAK”, u shpreh nënkryetari i KLP, Balla. (A2 Televizion)